Kjo është njëmbëdhjetësha e mundshme e Real Madridit kundër Osasunas.
Ancelotti ka siguruar që do të mbledh njëmbëdhjetëshen më të mirë të mundshme për të marrë tre pikët në Navarra dhe pa menduar për përballjen ndaj Liverpoolit këtë të martë në Anfield Road.
Në portë nuk dihej se kush do të jetë portieri titullar. Courtois sapo është rikthyer nga lëndimi pasi mungoi në ndeshjet kundër Mallorca në Son Moix dhe në Rabat në Kupën e Botës për Klube. Sot do të rikthehet dhe do të lërë Lunin në pankinë.
Rrotullimet do të fillojnë në mbrojtje. Në krahun e djathtë do të jetë Carvajal, ndërsa në të majtë do të përsërisë me David Alaba. Është vetëm çështja për të ditur se kush do ta shoqërojë Éder Militaon: Rüdiger apo Nacho Fernández.
Luka Modric rikthehet në mesfushë, së bashku me Dani Ceballos dhe Tchouamenin.
Valverde dhe Rodrygo do të jenë më të avansuar me Viniciusin.
Foracioni i mundshëm :
Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba, Tchouameni, Modric, Ceballos, Valverde, Rodrygo dhe Vinicius.