Real Madridi po synon transferimin e mesfushorit të Interit, Nicolo Barella, ka njoftuar “Marca” te marten. Mësohet se Reali ka berë gati ofertën per ta bindur
Interin ne lirimin e 26-vjeçarit ne verë.
Për kartonin e Barellas, Reali është gati të ofrojë 50 milione euro plus mesfushorin Dani Ceballos, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll.
Barella është njeri prej mesfushorëve me të mirë në Serie A dhe ka kontrate me Interin deri në verën e vitit 2026. Këtë sezon ai ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 7
asistime në të gjitha garat për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Cagliari.