Valverde doli me një intervistë së bashku me Ancelottin, ku diskutoi për ndeshjen e neserme.
“Kupa e Botës për Klube ishte titulli im i parë, ishte shumë i veçantë për mua. Do të thoshte shumë në karrierën time, është një titull shumë i bukur, veçanërisht në rrugën për të arritur këtu.”
“Ky është fundi i rrugës pas fitimit të një Lige të madhe të Kampionëve. Më pëlqen çdo moment në Real Madrid dhe do ta shijoj shumë këtë turne.”
“Vinicius? Ai është një person i jashtëzakonshëm, me shumë vlera. Nga pikëpamja e futbollit ai është i ndryshëm dhe e shijon futbollin në mënyrën e tij, në mënyrë të lumtur”.
“Vinicius? Kur një lojtar faullohet shumë, është pjesë e futbollit, por ne si shokë të skuadrës duhet ta mbrojmë atë.”
“Orari? Mendoj se është pjesë e futbollit modern. Ka gjithnjë e më shumë udhëtime të gjata. Këtë vit, mes Kupës së Botës për Klube dhe Kupës së Botës, është e vështirë.”
“Kupa e Botës më ka ndikuar? Natyrisht, doja që gjërat të shkonin mirë me vendin tim. Shkova me iluzionin e një fëmije me ëndrrat e miliona njerëzve. Më dhemb shumë.”
“Dua të vazhdoj të punoj, me të njëjtën punë që kam bërë para Kupës së Botës. Dua të vazhdoj në këtë ekip, të vazhdoj të rritem, të bëhem kapiten.”
“Al Ahly? Kemi ndjekur ndeshjet e skuadrës rivale. E dimë se si është Al Ahly, një ekip i madh. Ne do të përpiqemi të fitojmë me armët tona.”
“Kur futesh në fushë, përpiqesh të shpëtosh nga problemet që mund të kesh jashtë futbollit. Unë kam familjen time që të më mbështesë dhe të më japë këshilla”.
“Pozicioni im ideal? Duhet ta them me butesi, trajneri po me degjon (qesh) Gjithmone me pelqente te luaja ne mesfushe, aty ndihem me rehat, por kur luaja si anesor ishte kur isha më i lumturi duke luajtur futboll”.