Real Madrid po planifikon sezonin e ardhshëm, ku disa emra tashmë kanë filluar të tingëllojnë në zyrat e drejtuesve te madridit. Në këtë mënyrë, Jude Bellingham është objektivi prioritar për klubin, por ata janë të vetëdijshëm për vështirësinë e operacionit, për këtë arsye mendojnë edhe për Guendouzi dhe Bruno Guimarães.
Vera e ardhshme pritet të jetë shumë e ngarkuar për Valdebebas, klubi ka në mendje të kryejë disa operacione. Le të kujtojmë se, nëse gjithçka shkon mirë, dritat e bernabeut të ri do të ndizen sezonin e ardhshëm, një nxitje e madhe për të ndërtuar një skuadër që është në standardet e saj. Për këtë arsye tashmë është duke lëvizur Real Madridi, ku në qendër të vëmendjes është çështja e rinovimeve, por pa anashkaluar kontratat e mundshme. Në këtë ekuacion hyjnë tre emra, një që tashmë ka tingëlluar shumë dhe dy alternativat e tij.
Dy prej këtyre emrave janë Bruno Guimarães dhe Guendouzi. Braziliani është një nga lojtarët kyç të Newcastle, dhe “fajtor” për sezonin e mrekullueshëm të skuadrës angleze. Transfermarkt e vlerëson atë në 60 milionë euro.