Real Madridi do të luaj kundër Valencias nesër, pas shumë mungesave Ancelotti ka vendosur per formacionin startues.
“Kemi luajtur një lojë shumë të mirë kundër Real Sociedad. Ishte një lojë e plotë. Ne jemi duke u përmirësuar në çdo aspekt.”
“Lojtarët ndihen më mirë fizikisht. Kjo është arsyeja pse ne po luajmë më mirë.”
“Dëmtimi i Mendy? Camavinga luajti në atë pozit sepse ishte një emergjencë. Alaba dhe Nacho gjithashtu mund të luajnë atje. Por Camavinga është shumë i mirë në atë pozicion.”
“Mbrojtja jonë është më e fortë tani. Ne kemi pranuar vetëm një gol kundër Atleticos në 3 ndeshjet e fundit.”
“5 pikë mes nesh dhe Barcelonës? Ndihemi të sigurt. Ndihemi mirë dhe e dimë se mund të luftojmë për të gjithë titujt.”
“Janari ishte i vështirë për ne, por jam i sigurt se shkurti do të jetë i mirë”.
“Ne nuk kemi blerë lojtarë në janar sepse kemi planifikuar skuadrën në verë. Dhe ishte një plan shumë i mirë. Nuk kemi nevojë për askënd.”
“Benzema dhe Modric në Arabinë Saudite? Mendoj se dy legjenda si ata duhet të tërhiqen në Real Madrid. Ata duhet të qëndrojnë.”
“Carvajal dhe Tchouaméni janë 100% të gatshëm për të luajtur”.
“Camavinga do të luajë si mbrojtës i majtë”.
“Ceballos ka të njëjtat cilësi si Luka Modrić. Ai mund ta zëvendësojë atë (në të ardhmen).
“Tchouaméni mund të startoj nesër.”
“Fran García? Ne menduam se do të ishte mirë që ai të qëndronte në Rayo Vallecano dhe të përmirësohej më shumë.”
“Mariano, Odriozola, Hazard dhe Vallejo nuk luajnë? Është e thjeshtë. Lojtarët e tjerë po luajnë. Unë jam këtu për të fituar ndeshjet, jo për t’u dhënë lojtarëve minuta.”
“Të sakrifikosh një kompeticion për t’u fokusuar në një tjetër? Jo, kurrë. Jemi afër fitimit të Kupës, do të luajmë turneun më të rëndësishëm (Ligën e Kampionëve) dhe do të luftojmë deri në fund për La Ligën.”
“Orari është i çmendur. Ka një kufi dhe ata e kanë kaluar kufirin. Ne duam të luajmë shumë ndeshje, por problemi është lodhja e lojtarëve.”
“Alaba duhet të kthehet për Kupën e Botës për Klube”.