Të enjten, Real Madridi po luante një lojë intensive kundër Atléticos, duke përfshirë kohën shtesë, për të kaluar në gjysmëfinale. Por kjo nuk ndalet dhe ata kanë një tjetër ‘finale’ ndaj Real Sociedad.
Një takim jetik, pas triumfit të Barcelonës ndaj Gironas, që i detyron të marrin 3 pikë për të mos lejuar katalanasit të marrin një avantazh në tabel.
Prandaj është një lojë në të cilën nuk mund të spekulosh, duhet të bësh gjithçka, dhe Ancelotti e di këtë. Por ai është gjithashtu i vetëdijshëm për thellësinë e pankinës dhe mendon të bëjë rotacione për ta mbajtur ekipin të freskët . Aty ku nuk pritet asnjë ndryshim është në portë, me Courtois si titullar të padiskutueshëm edhe një herë.
Demtimet vazhdojn në fazën e mbrojtes. Atyre që njihen tashmë nga Carvajal, Lucas Vázquez dhe Alaba, Mendy iu shtua të enjten e kaluar. Kjo i detyron ata të mbajnë murin qendror me Militao dhe Rüdiger, të shoqëruar nga Nacho në krahun e djathtë . Surpriza, edhe pse nuk është më, vjen me anën e majtë, ku do të shohim sërish Camavingan.
Pa francezin në mesfushë, dhe me Tchouaméni ende jashtë, Kroos do të jetë sërish strumbullari i mbrojtjes, me Ceballos në krahun e tij duke i sjellë më shumë intensitet skuadrës. Një nga dyshimet që godet kokën e Ancelottit është lojtari i tretë në mesfushë. Gjithçka tregon se do të jetë Fede Valverde.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit
Courtois; Nacho, Militao, Rüdiger, Camavinga; Kroos, Ceballos, Valverde; Rodrygo apo Asensio, Vinicius dhe Benzema.