Mesfushori kroat, siç konfirmohet, ka refuzuar ofertën e skuadrës së Cristiano Ronaldos.
Luka Modric i ka thënë ‘jo’ ofertës më të rëndësishme financiare të karrierës së tij , asaj të bërë ditët e fundit nga Al Nassr dhe që do t’i kishte fituar afër 40 milionë në sezon për dy vitet e ardhshme.
Këtë e ka konfirmuar edhe gazeta kroate ‘ 24sata ‘, e cila siguron se Modric e ka refuzuar këtë ofertë të madhe sepse dëshira e tij nuk është tjetër veçse të rinovojë kontratën me Real Madridin në muajt e ardhshëm.
Për më tepër, i njëjti informacion siguron që Modric do të presë “çfarëdo që të duhet” për të marrë atë zgjatje të kontratës me Real Madridin . Ai i jep përparësi klubit të jetës së tij.