Lojtarët e Carlo Ancelottit e dinë se do të kenë një kalendar të vështirë përpara në vitin 2023, megjithëse janë veçanërisht të emocionuar për mundësinë e fitimit të pesë titujve, duke e ditur se nuk do të jetë një detyrë e lehtë.
Megjithatë, pavarësisht suksesit që pati Real Madridi në vitin që sapo ka përfunduar, drejtuesit madrilen morën lajmin se tetë lojtarë nga skuadra e tyre aktuale kushtojnë më pak se 10 milionë euro.
Lucas Vázquez (9 milion), Dani Ceballos (9 milion), Eden Hazard (7.50 milion), Álvaro Odriozola (6 milion), Nacho Fernández (5 milion), Andriy Lunin (4 milion), Mariano Díaz (3 milion) dhe Jesús Vallejo (3 milion) janë tetë futbollistët madrilen që janë pjesë e kësaj liste. Ky vlerësim i bërë nga ‘Transfermarkt’ nuk është befasues për drejtuesit sportivë të madridit.