Trajneri italian nuk është pro ndryshimit të skuadrës në afatin kalimtar të ardhshëm.
Real Madridi është shumë i fokusuar në sezonin aktual, të cilin planifikon ta përballojë me skuadrën që ka nisur sezonin, pa shkuar në merkaton e dimrit
Carlo Ancelotti po përfiton nga rikthimi në stërvitje për të trajtuar disa çështje në lidhje me rinovimet e skuadrës, si dhe çdo largim që mund të ndodhë në janar.
Trajneri italian dëshiron të bëjë një bisedë me Álvaro Odriozola për të zbuluar dëshiren në lidhje me kalimin e tij të mundshëm te Roma, gjë që është komentuar shumë ditët e fundit.
Ancelotti dëshiron të dëgjojë qëllimet e Álvaro Odriozola, mbi të gjitha për të zbuluar nëse është e vërtetë që ai pranon të largohet dhe t’i ofrojë atij të gjithë ndihmën që i nevojitet.