Sezoni 2022/23 do të jetë i fundit për mesfushorin Luka Modric te skuadra e Real Madridit.E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë të ditur të hënën se Modric ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin dhe tashmë i ka njoftuar me vendimin e tij.Kroati 37-vjeçar nuk po dëshiron që sezonin e ardhshëm të jetë rezervist te Reali dhe tashmë po shikon opsionet e tjera për të ardhmen e tij.
Mësohet se Modric tashmë është kontaktuar nga klubet italiane, si Juventusi e Milani, që po duan ta transferojnë për sezonin e ardhshëm.Modric, i cili ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime këtë edicion, është pjesë e Realit prej vitit 2012.