Eden Hazard tashmë është i përqendruar me Belgjikën për të luajtur Botërorin në Katar. Sigurisht, lojtari madrilen ka folur për qëndrimin e tij te të bardhët dhe ka thënë se e ka “të pamundur” të largohet nga Bernabeu pas Botërorit, ndonëse mund të largohet sezonin e ardhshëm.
“Në janar është e pamundur, sepse kam familje dhe më pëlqen qyteti. Por në verë është e mundur që të shkoj. Kam edhe një vit kontratë dhe është vendim i klubit. Nëse klubi më thotë “Eden, faleminderit për katër vjet, por duhet të ikësh”, duhet ta pranoj sepse është normale. Por do të doja të luaja më shumë, të tregoja më shumë se mund të luaj, se jam lojtar i mirë”
“Ka edhe lojtarë që janë më të mirë se unë për momentin”.