Siç mësoi Defensa Central, Real Madridi tashmë ka përshkruar strategjinë për të ardhmen e Kroos dhe Modric. Dy legjenda të klubit, kontrata e të cilëve përfundon më 30 qershor 2023.
Ideja është që të ofrohet edhe një vit, duke marrë të njëjtën pagë si këtë sezon. Me fjalë të tjera, nuk do të kishte rritje, por as nuk do t’i ulej paga asnjërit prej tyre. Kjo do të qëndronte e paprekur.
Ata janë dy legjendat e Real Madridit dhe të dy do të mund të vendosin të ardhmen e tyre në muajt në vijim.
Klubi është në favor të ofrimit të një viti tjetër dhe në fillim të vitit 2023 do të takohen për të sqaruar pozicionet.