Real Madridi ka arritur të fitoj ndeshjen e radhës në La Liga pas formes jo të mirë në ndeshjet e fundit, Ancelotti pas ndeshjes dha intervisten e tij për ta permbledhur ndeshjen e mbremshme.
“Rasti i humbur nga Modrix? I thashë se është me fat që tashmë është shpallur lista e skuadrës së Kroacisë për Kupën e Botës (qesh).
“Marco Asensio ishte pak i mbingarkuar dhe i lodhur, kështu që preferova të mos e përdorja për të shmangur rreziqet”.
“Fusha e Bernabeut? Shpresoj se do ta rregullojnë tani që ka kohë.”
“Nuk doja të zëvendësoja askënd sonte sepse të gjithë lojtarët ishin të mirë në fushë. Por më pas ata shënuan kështu që ne kishim nevojë për diçka.”
“Kroos ka ndryshuar pas largimit të Casemiro? Unë nuk mendoj se ai ka ndryshuar. Pozicioni i tij është gjithmonë i njëjtë, ndoshta tani ai mbrohet më shumë sepse Tchouaméni pëlqen të lëvizë më shumë.”
“Kupa e Botës? Sigurisht që do t’i shikoj ndeshjet. Do të mbështes Brazilin, Kroacinë, Spanjën, Francën, Uruguain, Gjermaninë… Do të bëj tifo për lojtarët e mi.”
“Çfarë më tha Modrić pas rastit të humbur? Asgjë, ai ende nuk mund ta besojë. Ai është pak i humbur (qesh).