Real Madridi do të zhvilloj ndeshjen e rafhës kundër Celtic, Ancelotti përsëri do të ket disa mungesa në formacionin startues, ai më tej shtoi:
“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme sepse ne duam të kryesojmë grupin tonë”.
“Nuk e akuzova arbitrin një ditë më parë, sepse nuk do të flisja kurrë keq për gjyqtarët”.
“Tchouameni nuk do të luajë nesër”.
“Benzema është duke u stërvitur tani dhe ne do të shohim se si ndihet. Pastaj do të vendosim nëse ai do të jetë në skuadër për nesër.”
“Kjo kundër Girona nuk ishte penallti. Unë e di shumë mirë rregullin. Nuk jam budalla. Në fillim të sezonit na shpjeguan se nuk është penallti.”
“Celtic do të luajë ndeshjen e tyre me intensitet dhe pasion. Do të jetë një lojë e hapur. Ne duam të japim versionin tonë më të mirë nesër.”
“Sanksioni i mundshëm për fjalët e mia? Nuk e di, nuk më bie gjumi për këtë. Por unë thashë atë që mendoi e gjithë bota. Nuk ishte penallti.”
“Unë mendoj se VAR është një gjë e mirë, por arbitri duhet të jetë gjithmonë më i rëndësishëm gjatë ndeshjeve. VAR duhet të ndihmojë gjyqtarin, jo të jetë protagonist.”
“Kemi bërë gabime kundër Leipzig dhe Girona. Ne folëm për këtë dhe shpresoj që lojtarët t’i rregullojnë këto aspekte nesër.”