Jude Bellingham, vetëm 19 vjeç, po bën një fillim spektakolar të sezonit, duke bërë të qartë potencialin e madh që ka. Disa veprime që po zgjojnë interesin e klubeve të mëdha evropiane, ndër të cilat është edhe Real Madridi, i cili është gjithnjë e më i sigurt për të ndërmarrë këtë operacion.
Lojtari pranoi në intervistën pas ndeshjes se për momentin nuk po vlerëson mundësinë e largimit nga Gjermania dhe se është i fokusuar te sezoni: “Sinqerisht, nuk po mendoj ende për këtë. Ju dëshironi një titullar nga unë. por unë jam plotësisht i fokusuar te Borussia Dortmund. Nuk kam menduar ende për sezonin e ardhshëm apo verën e ardhshme.”