Dy nga tre futbollistët janë nga Manchester City. Verën e ardhshme Perez dëshiron të sjellë Joao Cancelo, dhe në 2024 të blejë Erling Haaland.
Real Madridi e ka ndjekur Cancelon për një kohë të gjatë, interesimi për mbrojtësin e Cityt nuk është diçka e re. Verën e ardhshme, portugezi do të mbushë 29 vjeç, ndaj Perez shpreson të arrijë ta marrë për një shumë prej 40-50 milionë euro, edhe pse kontrata e tij është deri në vitin 2027.
Avantazhi i Cancelos është se ai mund të luajë në pozicione të shumta, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.