“Të luash Ligën e Kampionëve në Bernabeu është një privilegj, është një nder për mua. Sigurisht që jam pak nervoz.”
“Më pëlqen të sulmoj dhe të shënoj gola dukshëm, përpiqem të shënoj shumë, është e rëndësishme. Dua të shënoj më shumë se 5 gola (si sezonin e kaluar).”
“Timo Werner? E njohim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe është bukur ta shohim përsëri. Por ai është një rival nesër.”
“Vinicius? Ai është një lojtar i madh, me shumë cilësi. Ai është një djalë i qetë dhe i pëlqen të luajë. Ai bën gjithshka mundet për të ndihmuar ekipin.”
Spanjishtja ime? Për mua është shumë e rëndësishme të flas me shokët e skuadrës në fushë. Unë flas spanjisht në fushë.”
“Unë jam një lojtar i frikshëm? Nuk di ç’të them (qesh). Më pëlqen të jem agresiv, por gjithmonë i drejtë. Përpiqem të përdor forcën time.”
Të luaj në një ligë të re më ndihmon të mësoj gjëra të reja. Jam shumë i qetë falë përvojës sime.”
“Të luash me Alaba apo Militao nuk ndryshon, nuk kam pasur probleme me gjuhën.”
“Duke shënuar golin tim të parë me Real Madridin? Është një ndjenjë e bukur, turma në Bernabeu është e veçantë.”