Cristiano Ronaldo ende nuk ka gjetur një ekip. Portugezi është i vendosur të largohet nga Manchester United, pasi ‘Djajtë e Kuq’ sezonin e ardhshëm nuk do të luajnë në Champions League.
Një ditë më parë presidenti u pyet nga disa tifozë për mundësinë e kthimit të portugezit në Real Madrid, të cilit ai u përgjigj duke qeshur: “Po, tani në moshën 38-vjeçare…”.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Katia Aviero-s, e cila mbrojti vëllain e saj në rrjetet sociale, duke e siguruar se Florentino Pérez ishte ende shumë më i vjetër. Presidenti i Real Madridit nuk ka dashur t’i japë më shumë vëmendje temës dhe e ka lënë aty, pa iu përgjigjur motrës së Cristiano Ronaldos.