Super-agjenti Jorge Mendes është përsëri duke e bërë punën e tij në mënyrë të shkëlqyer, ku tani po e ofron në treg njërin nga klientët e tij më të vlefshëm në ekipet më të mëdha në Evropë.
“L’Equipe” raporton se mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, i është ofruar si Barcelonës ashtu edhe Real Madridit nga agjenti Mendes. Mesfushori portugez mesa duket po kërkon të largohet nga Manchester City për të dytin sezon radhazi dhe synon t’i bashkohet një skuadre të një niveli më të lartë.
Megjithatë, qëndrimi i Cityt për këtë çështje është i qartë, pasi kampioni anglez nuk po kërkon të ndaj rrugët me Bernardon. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të mirë në Evropë sezonin e kaluar, por përpjekjet e tij nuk ishin të mjaftueshme për t’i çuar ata drejt në Liga e Kampionëve.