Opsioni i Hazard si 9 falls: “Ne kemi shumë opsione për atë pozicion. Benzema është numri 1, por ne duhet të kuptojmë se do të jetë një sezon i çuditshëm, ndryshe, me Kupën e Botës në mes dhe ne duhet të shohim opsione të ndryshme. Ideja ime është të përpiqemi ta shohim Edenin në atë pozicion. Duke pasur parasysh cilësinë që ka Eden dhe cilësitë e tij, mund të jetë mirë që ne ta testojmë atë atje. Është një rast i ngjashëm me Asensio.”
“Nuk mund të flas për nënshkrimet, por tashmë po them se gjithçka ka marrë fund. Nuk do të nënshkruajmë me askënd. Jemi mirë kështu.”
“Kemi një parasezon të rëndësishëm. Na pëlqen të shkojmë në Shtetet e Bashkuara. Jemi ndjerë gjithmonë mirë këtu. Do të garojmë kundër ekipeve të forta. Amerika është një prej tyre”
Tchouaméni dhe Rüduiger: “Nënshkrimet sjellin cilësi të madhe në skuadër. Rüdiger është një qendërmbrojtës i shkëlqyer dhe Tchouameni është i njëjti, ai është shumë i ri dhe ka një shumë potencial.
“Ndeshja miqësore kundër Barçës? Nuk është kurrë një miqësore. Do të jetë një ndeshje shumë konkurruese.”