Organi më i lartë i futbollit europian ka marrë një pengesë të rëndë dhe nga një vend që qartësisht nuk e priste.
Gjykata e Drejtësisë pasi ka dëgjuar për dy ditë radhazi të gjitha palët e përfshira në këtë çështje dhe ka marrë raportet përkatëse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, do të duhet të marrë një vendim.
Mirëpo, në këtë rast, ku Superliga përballet me UEFA-n dhe FIFA-n, organi më i lartë i futbollit europian mori një ngecje të rëndë dhe nga një vend që nuk e priste.
Gara e promovuar nga Florentino Pérez, Andrea Agnelli dhe Joan Laporta çuditërisht ka mbështetjen e Gjermanisë, e cila prezantoi një raport favorizues për Superligën para gjyqtarëve të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.
Shteti gjerman ka argumentuar në raportin e tij se është e paligjshme të pengohet krijimi i kompeticioneve të reja, por ka kërkuar që të monitorohet Superliga, që të mos jetë një turne i mbyllur, diçka që presidenti i Real Madridit e ka sqaruar tashmë.