Luka Modric është lojtari i radhës që shprehet kundër Ligës së Kombeve.
Modric ishte pjesë e kombëtares së Kroacisë në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku kroatët morën edhe një fitore ndaj Francës.
Angazhimi i tepërt nuk i duket në rregull mesfushorit të Real Madrid.
“Nuk është normale të na detyrojnë të luajmë katër ndeshje në 10 ditë, pas një sezoni sikur ky”, ka thënë Modric.“Është jonjerëzore”, shtoi ai.
Çdo ndeshje për kombëtaren është e rëndësishme, madje edhe ato miqësore”, tha ai për Nova TV.
Por ngarkesa e këtyre ndeshjeve më shqetëson. Kjo është çnjerëzore dhe jo normale.
Por ju duhet të jepni maksimumin dhe mendoj se kemi dhënë më shumë se kaq”.