Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, para finales së Champions League kundër Liverpool ka dalë para mediave dhe u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëe.
“Është një finale dhe të gjithë japin gjithçka”.
Arritja në finale është një sukses i madh për ne. Ishte e rëndësishme, pasi kemi një skuadër të mirë dhe jemi afër arritjes së maksimumit.
Ambienti është i qetë dhe kjo skuadër i menaxhon shumë mirë këto lloj ndeshjesh”
“Formacionin e kam vendosur, por nuk ua them. Duhet të tregojmë cilësitë tona nesër. E kemi treguar gjatë gjithë sezonit.
Kur lojtarët kanë dhënë gjithçka, kanë bërë diferencën. Do jetë një sfidë”.
“Është finalja e pestë për mua dhe kam kujtime të mira për të gjitha finalet.
Në një finale gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Shkojmë për të bërë më të mirën, por nuk jam i bindur që mjafton për të fituar.
Ka diçka në futboll që nuk e kontrollin dot. Duhet shijuar deri kur të bjerë bilbili, pastaj është tjetër histori”,
Deklarata e Kloop para finales:
“Luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen”.
“Ne humbëm ndeshjen në vitin 2018, por jemi të gjithë të motivuar. Nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Kiev, por kemi mjaftueshëm motivim për mos ta lënë të ndodhë sërish”.Favoriti? Nëse mendon për historinë, eksperiencën e kundërshtarit, se si Reali i Madridit është kthyer në situata të caktuara, mendoj se është Reali.
Nëse ne jemi në formën më të mirë, atëherë mendoj se është vështirë të luash kundër nesh.
“Kur je në një skenë të madhe, do të duhet të bësh një performancë të madhe. Kam humbur shumë finale në jetën time. Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit”.