Real Madridi ia ka dalë të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni, ka bërë të ditur te martën mediumi francez RMC Sport.
Tchouameni do t’i bashkohet Realit për 88 milionë plus disa bonuse. Ai pritet te nënshkruaje kontratë pesëvjeçare.
Reali ishte në garë të ngushtë me Liverpoolin për ta transferuar 22-vjeçarin.
Tchouameni luan në pozitën e mesfushorit defensiv, dhe ka mahnitur me paraqitjet e tij në Ligue 1 dhe gara evropiane me Monacon sezonet e fundit.