Real Madridi luan sonte nje nga ndeshjet me te rendesishme te kampionatit ndaj vendit te trete Sevillas ku nje fitore ndaj tyre do te thoshte nje hap me prane titullit te La Ligas.
Casemiro eshte i pezulluar per shkak te kartonave te verdhe, ndersa Eden Hazard, Marcelo dhe Ferland Mendy jane jashte per shkaqe demtimesh.
Kjo nenkupton qe Nacho Fernandez mund te startoje ne qender te mbrojtjes sebashku me Eder Militaon ndersa David Alaba do te pozicionohet ne krahun e majte te mbrojtjes.
Ne nderkohe, Jesus Vallejo dhe Dani Ceballos jane jashte per shkak te COVID-19 dhe Luka Jovic per shkak te nje demtimi te pesuar.
Sa i perket kundershtarit, Julen Lopetegui nuk do te kete te demtuarit Karim Rekik, Fernando Reges dhe Suso ndersa ne dyshim jane edhe Thomas Daleney dhe Marcos Acuna qe jane rikuperuar vetem ditet te fundit nga demtimet.
Real Madridi eshte aktualisht ne krye te tabeles, ndersa Sevilla ka dale ne vendin e trete dhe e sheh veten 12 pike larg liderit.
Formacionet e mundeshme
Sevilla XI (4-3-3): Bono; Jesus Navas, Jules Kounde, Diego Carlos, Ludwig Augustinsson; Joan Jordan, Nemanja Gudelj, Ivan Rakitic; Lucas Ocampos, Youssef En-Nesyri, Anthony Martial.
Real Madrid XI (4-3-3): Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, Nacho Fernandez, David Alaba; Toni Kroos, Eduardo Camavinga, Luka Modric; Fede Valverde, Karim Benzema, Vinicius Junior.
Ndeshja fillon ne ora 21:00.