Asnjëherë në historinë e futbollit një nënshkrim nuk ka qenë kaq i çmuar. 150 milionë euro dhe rreth 50 ‘milion’ në vit, është oferta e fundit që PSG i ka ofruar Mbappes. Një kontratë afatshkurtër, vetëm për dy sezone.
Mbappe është i lodhur, siç e ka pranuar edhe vetë Pogba, për shkak të presionit që po duron. Jo vetëm nga vetë PSG-ja, tifozët dhe disa prej njerëzve më të pasur në botë, por edhe nga ndikimet politike si Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron.