Militao mbërriti në Stamford Bridge me misionin që të mos ndeshkohet me karton, por ai mision dështoi në minutën e 14. Ky ishte lajmi më i keq për brazilianin, ndërsa në pjesën e dytë u dëmtua.
Ky karton do të thotë se Militao nuk mund të jetë në ndeshjen e dytë, e cila do të luhet në Santiago Bernabéu të martën e ardhshme. Në klub i besojnë shumë Naços, i cili tashmë ka treguar se është gati për ndeshje të mëdha.