Ata kanë biseduar për më shumë se një orë e gjysmë, siç raporton gazetari Sergio Quirante. Pikërisht në ditën kur ‘La Gazzetta dello Sport’ konfirmon se Ancelotti është një nga opsionet e federatës për të marrë drejtimin e skuadrës italiane. Mancini nuk do të vazhdojë pas eliminimit në play-off të Kupës së Botës.
Nga klubi prej ditësh tregojn se kanë besim të plotë te Ancelotti. Ai ka merita pavarësisht se si humbi në El Clasico dhe vetëm një katastrofë në pjesën e mbetur të sezonit do t’i jepte një largim Ancelottit.
Florentino Pérez po përgatit një revolucion të rëndësishëm pas disa vitesh kursimesh. Klubi ka nevojë për të, dhe në klasike ata shfaqën mjaft mangësi.
Menaxhimi i tij ka qenë brilant dhe kjo i lejon atij të shkojë në treg në kërkim të Mbappe, Haaland, Tchouameni dhe emra të tjerë . Megjithatë, për këtë do të duhet të largohen Hazard, Jovic, Mariano.