Chelsea ka mësuar kundërshtarin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Skuadra e Thomas Tuchel do të ketë punë me Real Madridin e Carlo Ancelottin në përballjen që po konsiderohet si më interesantja e kësaj faze.
Trajneri gjerman i Chelseat u deklarua në lidhje me shortin e Champions League, ku tha se kundërshtari është shumë i vështirë, por ndeshja do jetë plotë me emocione.
“Është një ndeshje e vështirë. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në ‘Bernabeu’ spektatorë. Do të jetë një sfidë e madhe dhe me shumë emocione”, ishin fjalët e Tuchel, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Middlesbrough në Kupën FA.