I pari nga tre të dëmtuarit ishte Rodrygo, i cili pësoi një goditje të fortë nga Raíllo që u ndëshkua me të verdhë.
Pak minuta më vonë, Mendy kishte probleme muskulore , pasi nuk ishte rezultat i asnjë veprimi. Ancelotti nuk donte të rrezikonte dhe e futi Marcelon.
Në minutat e fundit, pas golit të dytë Benzema kishte dhimbje në pjesën e poshtme të këmbës , me sa duket muskulor, ndaj ka kërkuar largimin, por trajneri italian tashmë i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, dhe Benzema u detyrua të lë skuadren me 10 lojtarë.