Në Valdebeas ata tashmë kanë marrë interes nga Anglia, ndonëse janë në pritje të një përgjigje nga Chelsea. Skuadra londineze po vlerëson rikthimin e belgut, por ende nuk i është bërë asnjë propozim zyrtar Real Madridit. Ndërkohë, Newcastle ka qenë klubi i parë që ka shfaqur dëshirën për të nënshkruar me Eden Hazard këtë verë.
Objektivi i Real Madridit është i qartë dhe ata duan ta largojnë sulmuesin në merkaton e radhës . Sigurisht, ata janë në kërkim të një klubi që është i gatshëm të marrë përsipër, pasi belgu ka një nga pagat më të larta në skuadër. Ideja për ta shitur nuk është në tavolinë, pasi mendojnë se asnjë klub nuk do të jetë i gatshëm të paguajë shifrat e kërkuara nga Real Madridi.