Real Madrid është gati t’i japë Takefusa Kubo një rol të ri. Japonezi ka përmbushur të gjitha objektivat e vendosura për të nga klubi tre sezone më parë dhe pas një rrugëtimi të mundimshëm nëpër klube të ndryshme të La Liga -s, anësori 20- vjeçar ka fituar një vend në ekipin e parë për sezonin 2022/2023.
Evolucioni i anësorit ka qenë konstant dhe solid, deri në atë pikë sa Mallorca kishte në planet për t’i kërkuar Florentino Perezit një huazim të ri për sezonin e ardhshëm. Në kryeqytet kanë plane të tjera.