“Jam i sigurt se kjo do të zgjidhet në javët e ardhshme. Do të duhet ndoshta një muaj apo maksimumi gjashtë javë”, ka rrëfyer ai në intervistën e fundit për Gazetën Express . Tani të gjitha dritat janë kthyer në norvegjez. Shtypi gjerman ka filluar të supozojë se Haaland nuk dëshiron të vazhdojë edhe një vit në Signal Iduna Park dhe aq më pak nëse nuk kualifikohet në Champions League.
E po ashtu është bërë e ditur se këtë të premte, tashmë duke e ditur nëse skuadra e tij është ende gjallë në Europa League, ai do të ketë një takim me Mino Raiola . Është koha për të marrë një vendim.
Sot, Real Madridi është favoriti i qartë. Është e vërtetë që Florentino Pérez ka preferuar ta shtyjë ardhjen e tij në vitin 2023 për arsye të ndryshme, por në rast se Haaland është i vendosur të largohet këtë verë, do të bëhet gjithçka që ai të shoqërojë Mbappen.
Në Defensa Central kemi zbuluar tashmë muaj më parë se norvegjezi kishte bërë një sitë për të pasur vetëm disa destinacione në tavolinë . Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona kryesojnë atë listë.
Florentino Pérez nuk dëshiron që t’i ndodhë e njëjta gjë si në vitin 2003 . Pasi i kërkoi Ronaldinhos kur luante për PSG-në të priste edhe një sezon, një ekip tjetër shfrytëzoi rastin për t’i ofruar një projekt të menjëhershëm dhe ai nuk hezitoi të nënshkruante për Barcelonen. Gjithçka tregon se Haaland do të jetë në 2022 ose kurrë.