Përfshirja e Karim Benzema për Real Madridin kundër Paris Saint-Germain mbetet një dyshim, por sulmuesi francez ka premtuar se do të kthehet nga lëndimi më i fortë se kurrë.
Benzema la të kuptohet se ai thjesht mund të jetë gati për t’u përballur me skuadrën e Ligue 1 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
“Shkojmë. Plotësisht i motivuar. Po kthehem i fuqishëm, shumë i fortë”, thotë Benzema në klipin e postuar në profilin privat.
Real Madrid do të përballet me PSG-në në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve të martën dhe Benzema ka punuar shumë për t’u rikthyer me kohë.
Megjithatë, ai e kaloi pjesën më të madhe të javës së fundit duke punuar vetëm dhe larg shokëve të skuadrës në palestër.