Carlo Ancelotti: “Bale ishte i mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Ai kishte shumë raste. Nëse do të kishim shfrytëzuar një nga 2 rastet tona më të mira, historia do të kishte qenë ndryshe. Na mungonte pak fati dhe GK i Villarrealit ishte i mrekullueshëm. .”
“La Liga është një ligë e komplikuar, është konkurruese dhe ju duhet të luftoni deri në ndeshjen e fundit. Shumë ekipe do të vuajnë si ne.”
“Nuk e di nëse Bale do të startojë kundër PSG-së, shpresoj se do të kemi një skuadër të plotë për atë ndeshje”.
“Bale pati një dëmtim të madh në shtator. Ishte e vështirë për të që të rikuperohej dhe të ishte në një gjendje të mirë.”
“Jam i shqetësuar që skuadra të mos i shfrytëzojë shanset e veta”.