Në Real Madrid e kanë të qartë se lojtarët të cilëve u përfundon kontrata më 30 qershor, me përjashtim të Luka Modric, do të largohen. Këtu hyjnë Gareth Bale, Isco Alarcón dhe Marcelo.
Disa që nuk kanë pasur një rol kryesor si Mariano Díaz, Jesús Vallejo dhe Dani Ceballos do të largohen gjithashtu këtë verë. Ky i fundit tashmë prej muajsh ka një marrëveshje verbale me Betisin. Vetëm një kthesë radikale e ngjarjeve do ta shtynte lamtumirën e tij.
Dhe dy të tjerët që kanë shumë mundësi për t’u larguar nga klubi, sidomos për shkak të shtesave që do të bëhen, janë Eden Hazard dhe Marco Asensio. Belgu nuk e ka përfunduar kurrë shfrytëzimin dhe do të jetë më i vështiri për t’u vendosur për shkak të pages të tij të lartë (30 milion bruto).