Real Madridi përballet me një kalendar të vështirë në shkurt, ku trajneri italian e di se një pjesë e madhe e mundësive për të fituar titujt në fund të sezonit do të jenë në rrezik.
Carlo ka një dyshim të madh për ‘finalen’ e tij të parë të muajit dhe duhet të vendosë nëse do të ketë apo jo Karim Benzema, i cili nëse detyrohet rrezikon të lëndohet rëndë, diçka që do të ishte shumë negative për madrilenët. .
Sulmuesi Francez aktualisht pëson një mikro-çarje në bicepsin femoral të këmbës së majtë, gjë që nuk është pengesë për të luajtur të enjten e ardhshme, por rrit rrezikun për të thyer dhe humbur ndeshjen e kundër PSG-së.
Ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja ose jo e Benzemas për përballjen me Athletic, në një ndeshje ku Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në disa prej lojtarëve që po marrin pjesë me kombëtare.
Fanella me numrin ‘9’ te Real Madridi ka qenë kyç në tri fitoret e skuadrës madrilene kundër lojtarëve të Marcelino García Toral këtë sezon, duke shënuar pesë nga gjashtë golat.