Toni Kroos ka qenë në TVE këtë të enjte . Lojtari gjerman ka folur për angazhimet e radhës të madrileneve, ku një pjesë e madhe e opsioneve për titull të këtij sezoni janë në lojë. E para, në San Mames kundër Athletico Bilbao në çerekfinale të Copa del Rey.
Disa mungesa që mund të përsëriten në ndeshjen kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve , këtë herë për shkak të legjislacionit të ri Francez që mund të nënkuptojë se lojtarët e pavaksinuar të Real Madridit nuk mund të hyjnë në vendin galik.
Në atë ndeshje do të jenë Ramos , ish-bashkëlojtari i Kroos në Real Madrid dhe gjithashtu Kylian Mbappe , për të cilin ka folur Kroos.
“Ai është një lojtar i madhë, nuk është sekret që Real Madridi e dëshiron atë”, tha mesfushori, i cili ende ka shpresë për shokun e tij të skuadrës Eden Hazard.
“Unë besoj në Eden. Nga njëra ditë në tjetrën cilësia nuk humbet”, tha ai.
Për të ardhmen e tij, gjermani ka qenë shumë i qartë: ai dëshiron të pensionohet në Real Madrid.
“Jam shumë i lumtur këtu. Jo vetëm unë, edhe familja ime. Ideja ime është të pensionohem këtu. Nëse është ide e klubit, do të jetë kështu”, ka thënë ai.