Real Madridi ka arritur një marrveshje 45 vjeçare me kompaninë sportive dhe ngjarjeve Legends, e cila kap vlerën e 400 milionë eurove në vit.
Marrëveshja është me një nga organizatat lider në këtë sektor, e cila punon së bashku me disa nga vendet më të mëdha në botë.
Sipas Voz Populi, marrëveshja do t’i lejojë kompanisë amerikane të përdorë deri në 20 përqind të shfrytëzimit të stadiumit, duke shtuar portofolin e tyre mbresëlënës.
Stadiumi tashmë është projektuar që të përdoret për futboll, por edhe për ekipin e femrave dhe basketboll.