Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo do të dënohet pas fjalëve të drejtuara ndaj gjyqtarit. Veterani brazilian, 33, iu dha një karton i kuq direkt pasi rrëzoi Tete Morente në kohën shtesë të ndeshjes së Kupës së Spanjës kundër Elche.
Marcelo u gjykua se kishte penguar një mundësi të pastër për të shënuar kundërshtari.
Sidoqoftë fjalët e tij ofenduese drejtuar gjyqtarit pas ndëshkimit, vetëm sa kanë futur më shumë në telashe braziliani.
‘Federata Spanjolle e Futbollit’ e ka dënuar Marcelon me 3 ndeshje mos lojë. Një ndeshje vlen për kartonin e kuq dhe dy të tjera për komentet e tij ndaj arbitrit pas kartonit të kuq.
Raportet spanjolle pretendojnë se ylli i Real Madridit i tha gjyqtarit “je shumë keq” pas përjashtimit.