Ne kemi disa dyshime për mundësinë e pjesëmarrjes së Alaba dhe Asensio.
Skuadra është rikuperuar mirë, nuk kemi probleme fizike, e njohim shumë mirë kundërshtarin sepse kemi luajtur dy ndeshje me ta së fundmi, pasi janë një ekip shumë i organizuar.
Carvajal? Jemi mësuar që kjo mund të ndodhë në punë, më vjen keq për të, ka bërë një lojë të mirë, është mirë fizikisht por është i ftohtë.
Në fakt, nuk më ka shkuar në mendje që do të menaxhoj një tjetër finale për Real Madridin, por jam i lumtur që jetoj në këtë periudhë. Të luash në finale është gjithmonë e veçantë, veçanërisht me Real Madridin.
Ndeshja e tyre kundër Atletico Madridit na tregoi se Athletic Bilbao është një ekip që nuk dorëzohet kurrë.
Nuk kam rrezikuar kurrë lojtarë që nuk janë mirë, nëse Asensio dhe Alaba nuk janë, nuk do të luajnë. Nga ana tjetër, Nacho bëri një ndeshje të mirë edhe ndaj Barcelonës dhe Rodrygo poashtu. Do ta vlerësojmë me qetësi.
Nuk më shqetëson të luaj në Arabinë Saudite, ku ka shumë tifozë dhe ne e dimë se sa të rëndësishme janë ndeshjet si kjo për Federatën Spanjolle.
Nuk do të ketë shumë hapësirë për Vinicius, duam që ai të futet më shumë në zonën e rreptësisë, siç bëri ndaj Valencias, ku shënoi, një tipar që nuk e ka ende, por mund ta shijoni.