E dinim që do të ishte një lojë e barabartë. Kështu ka qenë. Ishte një lojë e këndshme, na pëlqeu.
Xavi tha se Barcelona dominoi të gjithë ndeshjen? Jo, nuk mendoj kështu. Ishte një lojë e barabartë. Dhe ne e merituam fitoren në pjesën e parë.
Lojtarët janë shumë të lodhur, por do të jenë mirë për finalen. Do ta rikuperojmë edhe Alaban.
Atletico Madrid apo Athletic Club në finale? Nuk e di, të dyja janë skuadra të mira.
I thashë Pique-s se duhet ta kishin ndërprerë lojën (kur Vinicius ishte i pafuqishëm) siç bëmë ne në pjesën e parë, por ai më tha se nuk e bëjnë kurrë këtë. Mirë të dihet (qesh).
Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve tanë dhe lojtarëve që luajnë në sulm.
Luka Modrić është i jashtëzakonshëm. Ai ka cilësi mahnitëse, rivalët nuk mund ta ndalin. Është e vërtetë që humbasim diçka kur Luka nuk është në fushë, por Valverde shënoi golin tonë, kështu që na shkoi mirë.
Dani Carvajal është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadren, në të gjitha aspektet.