Siç raportohet nga José Félix Díaz, Isco ka marrë telefonata nga disa skuadra në ditët e fundit për të pyetur për situatën e tij.
Por përgjigja ka qenë e qartë dhe është përsëritur në të gjitha rastet: ‘JO’. Isco e ka të qartë se dëshiron t’i japë fund kontratës dhe pavarësisht se e di se do të luajë shumë pak deri në fund të sezonit, nuk e ka mendjen të ndryshojë ekip.
Por e vërteta është se situata e Iscos nuk është e këndshme. Nuk hyn në planet e Ancelottit që e ka atë si mesfushorin e gjashtë dhe kjo e bën atë të ketë shumë pak rëndësi në fushë.
Pavarësisht kësaj, përgjigja e zakonshme nga stafi i lojtarit për ofertat që ai merr është e qartë: “Ai ekip nuk bie në planet që kemi për Iscon”.
Ideja që kanë Isco dhe agjentët e tij është të gjejnë një ekip që është në luftë për tituj dhe në të cilin mund të luajë një rol të rëndësishëm si referencë për projektin.