Futbollisti brazilian ka rezultuar negativ në disa teste PCR dhe tashmë ka lejen e La Liga për t’u rikthyer në punë. Leje perfekte për të qenë në dispozicion në ndeshjen e Ligës kundër Valencias.
Ata i janë bashkuar edhe grupit Benzema, Modric, Courtois dhe Mendy të cilët kishin leje speciale nga klubi për të reduktuar lodhjen e muskujve dhe për të pasur më shumë ditë pushimi.
Gareth Bale është ende jashtë grupit dhe është stërvitur i vetëm në fushë, ndërsa Dani Carvajal vazhdon procesin e rikuperimit brenda ambienteve.
Skuadra është stërvitur e ndarë dhe titullarët kundër Alcoyanos bënë punë rikuperimi. Pjesa tjetër e grupit ka kryer një sërë pune fizike, xhiro dhe ushtrime të posedimit dhe presionit.