Ancelotti e di se, me precedentin e sezonit të kaluar, skuadra nuk mund të kursejë asgjë. Trajneri i jep pushim shtyllës kryesore të ekipit (Courtois, Alaba, Casemiro, Kroos, Modric dhe Benzema) dhe i jep mundësinë ekipit të dytë.
Pa Casemiron, Kroos dhe Modric, alternativa e Ancelottit është e qartë. Camavinga dhe Valverde do të rikthehen në qendër të fushës dhe këtë herë do të jetë Isco ai që do t’i shoqërojë . Isco do të ketë përpara një nga mundësitë e tij të fundit për të bindur trajnerin se mund të përfitojë më shumë prej tij.
Vija e sulmit do të formohet nga Hazard, Asensio dhe Mariano . Pa Benzema apo Vinicius, komanda i bie belgut, i cili do të rikthehet të luajë në krahun e majtë pasi u largua nga e djathta këtë vit.
Vitin e kaluar, portieri i Alcoyanos, José Juan shkëlqeu me një lojë të shkëlqyer në të cilën ai u mohoi gjithçka madrilenëve. Këtë herë Hazard, Asensio dhe Mariano do të vënë në provë portierin
Formacioni i mundshëm:
Lunin; Nacho, Militao, Rafa Marín, Marcelo; Camavinga, Valverde, Isco; Asensio, Mariano dhe Hazard.