Trajneri i Barcelonës, Xavi, është në kërkim të një qendërsulmuesi për ta transferuar gjatë janarit. Pasi siguroi shërbimet e Ferran Torresit, Xavi ia ka vënë syrin një reprezentuesi tjetër të Spanjës.Ai po e kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit Alvaro Morata, të cilin e ka telefonuar personalisht, ka shkruar e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” të enjten.
Morata është i huazuar te Juventusi për dy vjet nga Atletico dhe në fund të këtij sezoni i skadon huazimi, kështu që, ai është i gatshëm të largohet nga ekipi italian gjatë janarit.Barça po synon ta marrë në huazim Moratan nga Atletico, pasi spanjolli nuk është i kënaqur në Torino.
Po ashtu, Barcelona po dëshiron ta përfshijë edhe opsionin e blerjes së Moratas në verë.Morata ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023, kurse këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime në 23 paraqitje me fanellën e Juventusit.