Në ditët e fundit kryefjala ka qenë nënshkrimi i mundshëm i Mbappes dhe se kur do të bëhet ardhja e tij. Lojtari francez është i lirë më 30 qershor 2022 dhe kjo do të thotë se nga 1 janari, ai mund të negociojë kontratën e tij të re.
Mbappe priti që Real Madridi të lëvizte më shpejt për të mbyllur një marrëveshje që lidhte futbollistin me klubin . Por javët e fundit ka pasur një kthesë të ngjarjeve.
Ndeshja mes PSG-së dhe Real Madridit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, bëri që drejtuesit e madrilen ta shtyjnë këtë parakontratë pasi të përfundojë ndeshja.
Sigurisht, asgjë nuk ka ndryshuar. Siç zbulohet nga Hadrien Grenier në Le Parisien, Kylian Mbappé ka ende idenë për të nënshkruar me Madridin këtë verë. Ideja mbetet e paprekur.