Në Paris tashmë e marrin si të kryer. Le10Sport publikon një sondazh për të zbuluar opinionin e tifozëve të PSG dhe rezultatet janë keto. Pothuajse 60% thonë se do të luaj i lirë, ndërsa pjesa tjetër ende mendojnë se mund të rinovoj kontratën.
“Kam respekt për ekipin tim, shokët e skuadrës dhe tifozët, duhet të luaj 100% në këto gjashtë muaj që kam”, tha ai në intervisten e tij të fundit publike pas fitimit të Globe Soccer, i cili e shpalli atë si “Lojtari më i mirë i vitit”. ‘.
Në Real Madrid janë të qetë. Mbappé nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij për asnjë centimetër. Ai dëshiron të luajë në Bernabéu sezonin e ardhshëm dhe PSG nuk ka asnjë shans për ta bërë atë të ndryshojë mendje.
Por askush nuk do t’i tregojë Kylian se ku të luajë. Ata tashmë i mbyllën dyert verën e kaluar dhe tani është e qartë se sezonin e ardhshëm ai do të luaj në Real Madrid. Çdo gjë e mirë duhet pritur. TIC Tac…