Mbappe ka vetëm edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë dhe 22-vjeçari është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave”, për të realizuar ëndrrën duke luajtur për Real Madridin.
Haaland, ndërkohë, pritet të largohet nga Borussia Dortmund verën tjetër, me klauzolën e lirimit në vlerë 75 milionë euro që bëhet aktive në verë.
Drejtori gjeneral i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar interesimin e Real Madridit për norvegjezin, por agjenti Mino Raiola ka mohuar raportimet se kanë marrëveshje paraprake.
Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid do provojë të transferojë Mbappen si prioritet, mirëpo shënjestër dytësore do jetë Haaland.
Mbappe ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 14 asistime në 23 paraqitje për PSG-në këtë edicion, derisa Haaland ka shënuar 19 herë dhe ka dhuruar pesë asistime në vetëm 16 ndeshje.