“Të gjithë lojtarët që kanë rezultuar pozitivë ndihen mirë, kjo është gjëja e rëndësishme”.
“Të luash kundër PSG-së do të jetë shumë emocionuese dhe interesante”.
“Benzema po ndihet shumë mirë, ai u stërvit me ekipin sot dhe me siguri do të luajë nesër”.
“Nuk kemi menduar kurrë ta shtyjmë ndeshjen sepse kemi një skuadër të mirë, gati për të luajtur. Duhet të jetojmë me virusin.”
“Kemi pasur kohë për tu përgatitur këtë lojë, jemi gati”.
“Eden Hazard do të fillojë nesër. Ai e meriton atë.”
“Djali im Davide ndihet mirë, si lojtarët e tjerë. Familja e tij dhe e imja janë negativ.”
“Hazard? Ai është mirë. Ai ka pasur probleme fizike, por tani është në formë të mirë.”
“Luka Modrić? Ai ka rezultuar negativ, por është i lodhur me temperaturë dhe nuk ka stërvitur këto ditë.. ai me siguri nuk do të luajë nesër.”
“Barcelona nuk është një rival i drejtpërdrejtë për momentin”.
“Por Barcelona ka cilësinë për t’u ngritur dhe nëse do të isha trajner i Barcelonës do të thosha saktësisht të njëjtën gjë si Xavi (që ata ende mund të luftojnë për La Ligën).